Flash News

E-TJERA

Zjarr pranë një magazine në Korçë, rrezikohet linja e tensionit që furnizon me energji elektrike disa fshatra

Zjarr pranë një magazine në Korçë, rrezikohet linja e

Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë një magazinë në fshatin Nevicisht në Korçë.

Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila ndodhej pak metër larg magazinës.

Flakët kanë qenë intensive por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve i vuri nën kontroll.

Nga flakët janë rrezikur disa biznese aty pranë si dhe linja e tensionit të mesëm që furnizon me energji elektrike disa fshatra.

Policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj.

Të fundit