Flash News

E-TJERA

Zjarr pranë një shkolle në Vlorë, dëgjohen edhe shpërthime fishekësh

Zjarr pranë një shkolle në Vlorë, dëgjohen edhe

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke pranë një shkolle në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar shqetësim në zonë.
Sipas  A2 CNN, flakët kanë përfshirë një hapësirë të mbuluar me shkurre dhe barishte, dhe dyshohet se zjarri është ndezur me qëllim pastrimi të terrenit.
Për shkak të thatësisë së bimësisë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë më të vështirë kontrollin e situatës. Gjatë përhapjes së zjarrit janë dëgjuar edhe shpërthime, të cilat mendohet se kanë ardhur nga fishekë të mbetur në zonë prej vitesh.
Autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të shmangur rrezikun për objektet përreth, përfshirë institucionin arsimor më të afërt.

Të fundit