Flash News

E-TJERA

Zjarret, IGJEUM: Sot pasdite dhe nesër rreziku është i lartë në shumicën e qarqeve, nuk priten reshje

Zjarret, IGJEUM: Sot pasdite dhe nesër rreziku është i lartë

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë informacion mbi rrezikun nga zjarret. Ai bën me dije se pasditen e sotme dhe nesër rreziku është i lartë në shumicën e qarqeve.

Ndërsa në Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku është më i ulët. IGJEUM bën me dije se nuk priten reshje shiu, çka e nxit rrezikun nga aktivizimi i flakëve.

Sa i përket temperaturave për nesër ai bën me dije se do të luhaten nga 17-37 °C. Ndërkohë era për sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë.

Të fundit