Flash News

E-TJERA

Zjarret masive në vend, KLSH nis kontrollin ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e flakëve

Zjarret masive në vend, KLSH nis kontrollin ndaj strukturave që

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një kontroll në të gjithë vendin ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve. Ky vendim vjen pas zjarreve të shumta që kanë përfshirë vendin këtë verë.

Me urdhër të kryetarit të KLSH-së, Arben Shehu, kontrollet kanë nisur në të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit.

Inspektorët e KLSH-së do të verifikoj menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur që përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative. Gjithashtu, do të verifikohen dhe tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile, nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve.

Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate, do të ketë referime përkatëse në prokurori.

Të fundit