Flash News

E-TJERA

Zjarret në Fier/ Dëgjohen shpërthime municionesh policia rrethon zonën

Zjarret në Fier/ Dëgjohen shpërthime municionesh policia rrethon

Pylli i Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve.

Një vatër është përhapur gjerësisht duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar.

Në Peshtan kanë shpërthyer disa  municioneve luftarake, te cilat dyshohet se ishin fshehur nga trazirat e vitit ‘97.   Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohë që situata nga zjarret vazhdon të jetë në alert

Në terren  janë 6 mjete zjarrfikëse, 80 forca ushtrie. dhe policia.

Të fundit