Flash News

E-TJERA

Zjarret në Fier, prefekti bën bilancin: U dogjën 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore. Nuk ka kapacitete

Zjarret në Fier, prefekti bën bilancin: U dogjën 7000
Baki Bala

Prefekti i Fierit, Baki Bala ka bërë bilancin e zjarreve në këtë qark. Ai tha se gjatë muajit korrik dhe 10 ditëshit të parë të gushtit ka pasur 49 vatra zjarri në qarkun e Fierit.

Në një deklaratë për mediat, prefekti tha se dëmi ekonomik i shkaktuar nga zjarret është i madh, ndërsa shtoi se janë djegur 7 mijë rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore.

Ai vuri theksin edhe te mungesa e kushteve të zjarrfikësve, duke nënvizuar se kanë punuar në vështitësi.

I pyetur nga gazetarët për kapacitetet, ai tha: Asnjëra nga bashkitë e qarkut tonë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar këtë situatë të zjarreve. Duhet të rriten kapacitetet që në të ardhmen të menaxhohen më mirë.

Të fundit