Flash News

E-TJERA

Zjarret në Kukës, Koordinatori i prefekturës: Aktualisht nuk ka rrezik, shiu ka ndihmuar në shuarjen e flakëve

Zjarret në Kukës, Koordinatori i prefekturës: Aktualisht nuk ka
Ilmi Lisha

Koordinatori i Përgjithshëm i prefekturës në Kukës Ilmi Lisha ka dhënë informacion për situatën e zjarreve në këtë qark. Reshjet e shiut që ranë pasidten e djeshme në këtë qark kanë ndohmiuar në fikjen e zjarreve.

Këtë e konfirmoi edhe Lisha në një deklaratë për mediat, teksa tha se zjarret nuk paraqesin rrezikshmëri.

Ai bëri me dije se ka vatra aktive në  Majën e Rrunës dhe Lakun e Thive, të cilat kanë qenë edhe problematike, por tashmë janë në kontroll dhe po punohet për shuarjen e tyre.

Sa i përket dëmve që janë shkaktuar nga zjarret, Lisga tha se po punohet dhe shumë shpejt do të bëhet bilanci zyrtar i tyre. Ai shtoi se për momentin nuk ka rrezik për aktivizimin e zjarreve.

"Shiu na ka ndihmuar shumë dhe zjarrët në qarkun e Kukësit pothuajse janë fikur plotësisht. Këmi nëj problem në Majën e Rrunës dhe Lakun e Thive, por po merren masa për t'i izoluar flakët. Për momentin nuk ka rreziqe për zjarre.

Ditën e sotme dhe nesër do të bëhen verifikimet e duhura për dëmet . Shiu që ka rënë ka fikur edhe vatrat në Tropojë. Ka pasur disa vatra të vogla në Has, por tashmë janë vendosur në kontroll", tha ai.

Të fundit