Flash News

E-TJERA

Zjarret në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun

Zjarret në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e

Vijon të jetë e rënduar situata në Shëngjin ku flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

Me kerkesë të strukturave të  rendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, Shëngjin

Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve, informon OSHEE.

Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në operacionin për lokalizimin e flakëve, për të mos lejuar që zjarri të arrijë në banesa që janë vetëm pak metra larg flakëve.

Në luftë me flakët janë angazhuar edhe dy avionë në kuadër të ndihmës së mekanizmit të BE-së, kundër zjarreve.

 

Të fundit