Flash News

E-TJERA

Zjarret në Shqipëri marrin vëmendjen e mediave të huaja: Evakuime masive dhe ndërhyrje ndërkombëtare

Zjarret në Shqipëri marrin vëmendjen e mediave të huaja:

Pas ditëve me temperatura të larta që kanë përfshirë Mesdheun, Shqipëria po përballet me një krizë të zjarreve që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në natyrë dhe komunitete.

Situata ka marrë tashmë edhe vëmendjen e mediave të huaja si Reuters dhe Euronews. Ata janë fokusuar te vatrat e zjarreve në Delvinë, ku si pasojë janë plagosur tre persona dhe ka detyruar evakuimin e rreth 2,000 banorëve nga gjashtë fshatra.

Flakët kanë shkatërruar një kishë dhe dhjetë banesa të pabanuara, ndërsa mbi 60 ushtarë dhe dy helikopterë janë angazhuar për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, dhe janë mbështetur nga mjete ajrore nga Hungaria, Kroacia dhe Italia.

"Në Shqipëri, zjarrfikësit e ndihmuar nga ushtria luftuan për të kontrolluar një zjarr të madh përpara se të arrinte në qytetin bregdetar të Sarandës dhe në vendpushime të tjera turistike në jug të vendit në bregdetin Jon.
Rreth 13 persona janë arrestuar për vepra penale të lidhura me zjarrvënie gjatë tre ditëve të fundit, tha policia lokale", shkruan Reuters

"Më në perëndim, Shqipëria po lufton me aktivitet intensiv të zjarreve. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë raportoi gjashtë zjarre të ndara të hënën, pas dy javësh zjarresh që kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje.
Rajonet më të goditura janë në verilindje, ku pllajat malore të paarritshme kanë kërkuar përdorimin e avionëve që hedhin ujë. Në jug, erërat e forta gjatë natës rindezën zjarret në Delvinë dhe Konispol, të dyja të vendosura në rrethin e Himarës përgjatë bregdetit Adriatik, zona që kishin pësuar dëme nga zjarri javën e kaluar", shkruan Euronews. 

Ndërkohë, policia ka arrestuar 13 persona për vepra të lidhura me zjarrvënie të qëllimshme.

 

 

Të fundit