Flash News

E-TJERA

Zjarret në vend/ Mbërrin helikopteri i parë nga Çekia, ambasadori: Situata ka agravuar, nesër fillojmë nga puna

Zjarret në vend/ Mbërrin helikopteri i parë nga Çekia,

Ka mbërritur helikopteri i parë nga Çekia në kuadër të operacionit për shuarjen e zjarreve në vendin tonë.

Në një intervistë për mediat ambasadori çek, Jaroslav Ludva bëri me dije se helikopteri do të qëndrojë një javë, por edhe më shumë nëse situata me zjarret agravon.

“Do shikojmë nëse situata është serioze që të qëndrojmë më shumë. Kapaciteti 1000 litra. Kemi punuar bashkë me BE dhe jemi gati, e dimë që situata ka agravuar në Vlorë prandaj jemi këtu që tu ndihmojmë.

Në fillim ishte kërkesa e qeverisë shqiptare, kërkesa shkon në Bruksel fillimisht. 1 nga cekia dhe 2 nga Holanda, kaq helikopterë ka kërkuar”, tha ai.

Të fundit