Flash News

E-TJERA

Zjarret në vend/ Në Himarë shmanget rreziku i banesave, në Fushë-Arrëz do të ndërhyhet me helikopter

Zjarret në vend/ Në Himarë shmanget rreziku i banesave, në
foto ilustruese

Gjatë natës, Himara u përfshi nga zjarret masive duke vënë në rrezik dhe banesat, por tani situata paraqitet normale dhe banesat nuk rrezikohen më pas vënies nën kontroll të flakëve. Në orët e para të mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll, ndonëse ka ende vatra disa aktive.

Ndërkohë në Fushë-Arrëz situata duket pak më problematike ku planifikohet të ndërhyhet nga ajri me helikpoter.

"Bashkia Fuzhë-Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet –Situata sot paraqitet më e qetë. Në terren po punohet nga 20 trupa të FA dhe 52 forca të bashkisë dhe shërbimit pyjor. Nga ana e fshatit Srriqë situata është pak më problematike, ku është planifikuar të ndërhyhet nga ajri,"- thuhet në njoftim.

Të fundit