Flash News

E-TJERA

Zjarret në vend, reagon ambasada amerikane: Krah Shqipërisë! Lutjet tona shkojnë për të prekurit

Zjarret në vend, reagon ambasada amerikane: Krah Shqipërisë!

Ambasada amerikane në Tiranë kanë shprehur mbështetje dhe sensibilizim me Shqipërinë në një kohë kur vendi po përballet me situatën kritike që është krijuar nga shpërthimi i zjarreve.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane ka publikuar një video me pjesë nga operacioni i Forcave të Armatosura për neutralizimin e flakëve të zjarrit. Në postim, ambasada shkruan se pajisjet që po përdoren nga forcat janë një pjesë e dhurimit prëj 360,000 dollarësh të bëra nga Komanda Evropiane e SHBA-së.

“Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin”, shkruan ambasada.

Postimi i plotë:

Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin.

Të fundit