Flash News

E-TJERA

Zjarret në vend/ SHBA i vjen në ndihmë Shqipërisë, Kim: Ekspertët amerikanë dhe pajisjet mbërritën këtë fundjavë

Zjarret në vend/ SHBA i vjen në ndihmë Shqipërisë, Kim:

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në vend.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shprehet se ambada e SHBA-së i bashkohet trishtimit të shqiptarëve për situatën shkatërruese të krijuar nga flakët. Sipas Kim, në mbështetje të forcave shqiptare kanë mbërritur ekspertët amerikanë për shuarjen e zjarreve.  Përveç ekspertëve, nga USAID Shqipërisë i janë dërguar edhe pajisje ndihmëse si: "kova Bambi" për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale.

“Ashtu si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihme nga USAID, pajisjet e dhuruara më parë nga SHBA përfshirë "kova Bambi" për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj. po përdoret tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Të fortë së bashku dhe Krah Për Krah”, shkruan Kim.

Të fundit