Flash News

E-TJERA

Zjarret, Yuri Kim: Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira

Zjarret, Yuri Kim: Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës,

Zjarret vijojnë prej javësh të mbajnë të mbërthyer vendin, teksa forcave zjarrfikëse të vendit tonë i janë bashkuar edhe ekspertët amerikanë, holandezë dhe ata çekë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar bashkëpunimin dhe koordinimin e forcave shqiptare me ato holandeze, ceke dhe amerikane në operacionet për shuarjen e zjarreve.

Përmes një postimi në Twitter, Kim ka publikuar foto nga operacioni sipas së cilës, bashkëpunimi mes vendeve ka sjellë rezultate të mira duke përmirësuar sigurinë për operacionet me helikopter dhe zjarrfikësit.

“Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar  në përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, duke  përmirësuar sigurinë dhe rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”, shkruan Kim.

Të fundit