Flash News

E-TJERA

Zjarret në Vlorë, kreu i zjarrfikëses: Nuk kemi mjaftueshëm zjarrfikës, të ndërhyet nga ajri

Zjarret në Vlorë, kreu i zjarrfikëses: Nuk kemi mjaftueshëm

Zjarre masive kanë përfshirë qytetin e Vlorës ditët e fundit, teksa Karaburuni ndodhet në flakë prej tre ditësh, ndërsa një vatër e re është shfaqur dhe në Radhimë.

Drejtori i zjarrfikëses në Vlorë, Kastriot Begaj deklaron se për të përballuar situatën mungojnë burimet njerëzore dhe se po rrezikohet edhe jeta e zjarrfikësve. Sipas tij është e nevojshme ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.

“Aktualisht në Karaburun po punojnë forcat e ushtrisë dhe punonjësit e zonave të mbrojtura. Edhe pse është terreni i vështirë ata po punojmë me mish e shpirt. Për të fikur këto zjarre duhet dhe mbështetje. Kemi nevojë dhe për ndërhyrjen nga ajri. Kemi rrezikuar dhe jetën e zjarrfikësve pasi gurë dhe shkëmbinj janë shkëputur për shkak të zjarrit. Nuk kemi mjaftueshëm zjarrfikës”, u shpreh Begaj për A2.

Të fundit