Flash News

E-TJERA

"Zjarrfikësit në Vlorë nuk janë paguar për orët shtesë", reagon Leli: Do të paguhen për çdo orë punë

"Zjarrfikësit në Vlorë nuk janë paguar për

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli sot ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën e zjarreve në Karaburun.

Leli ka folur për mediat dhe ka pranuar se zjarrfikësit e Vlorës nuk janë paguar për orët shtesë që prej dy muajsh, duke thënë se shkak për këtë janë bërë disa kufizime ligjore, të cilat nuk i specifikoi se cilat janë.

Ai shtoi shtoi me bindje se punonjësit e zjarrfikëses, të cilët janë duke u përballur me një situatë të pazakontë këto ditë, do të paguhen për të gjitha orët shtesë të punës së tyre në terren.

Zjarrfikësit janë paguar të gjithë për orët e punës së zakonshme, për orët shtesë dhe do të paguhen për të gjitha orët shtesë që nuk janë paguar për arsye të kufizimeve ligjore që ka për pagesën e tyre. Punonjësit e zjarrfikëses që po përballen me një situatë të pazakontë, do të paguhen për çdo orë punë”, u shpreh Leli.

 

Të fundit