Flash News

E-TJERA

Zjarri i la pa shtëpi, zgjidhja e prefektit për banorët: S’është preokupimi im, kanë kushërinj e daja

Zjarri i la pa shtëpi, zgjidhja e prefektit për banorët:

Zjarri te kompleksi ‘Arlis’ te Farmacia 10 shkrumboi disa apartamente duke lënë në mes të rrugëve banorët e njërit prej pallateve.

Nga vendngjarja, prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari bëri një deklaratë qesharake, kur u pyet nëse janë marrë masa për strehimin e banorëve, shtëpia e të cilëve është djegur.

Hajdari tha se nuk preokupohej shumë për çështjen, duke ofruar si zgjidhje qëndrimin e tyre te kushërinjtë e dajat.

“Kjo është me thënë të drejtë një gjë që nuk më takon shumë preokupim. Por kam urdhëruar Bashkinë e Tiranë dhe Emergjencat Civile. Jam i bindur që s’do ketë nevojë. Ne jemi shqiptarë. Kanë kushërinj, halla, daja”, deklaroi Hajdari.

Të fundit