Flash News

E-TJERA

Zjarri kërcënon Parkun e Syrit të Kaltër, ironizon Tare: E dogjëm më në fund

Zjarri kërcënon Parkun e Syrit të Kaltër, ironizon Tare: E

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë aksin kombëtar “Bistricë–Syri i Kaltër”, duke rrezikuar seriozisht edhe Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, një nga perlat turistike të jugut të Shqipërisë.

Ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për masat e marra, studiuesi dhe aktivisti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të paralajmëruar.

“Më në fund arritëm ta djegim edhe Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Nuk kam ndonjë koment pasi fjalët janë të tepërta kush shikon këto pamje,” shkruan Tare, duke shtuar me sarkazëm: “Mos harroni Çeço Fest në Gjiro dhe Nona në Përmet, muzikë aheng e bakllava.”

Të fundit