Flash News

E-TJERA

Zjarri masiv në Dukat/ Pamjet ajrore tregojnë përmasat alarmante të flakëve

Zjarri masiv në Dukat/ Pamjet ajrore tregojnë përmasat alarmante

Prej 12 korrikut, vatra e zjarrit në Dukat vijon të mbetet aktive. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ndërkaq, relievi malor dhe i thepisur ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Reuters ka shpërndarë disa pamje ajrore dhe termike të cilat janë publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë, të cilat tregojnë shtrirjen e zjarreve në Dukat.

Pamjet tregojnë situatën alarmante me shumë vatra zjarri aktive që përhapen në të gjithë peizazhi.

Forcat zjarrfikëse shqiptare po punojnë në terren me mbështetjen e katër avionëve të ardhur nga Italia dhe Greqia.

Klikoni link-un për të parë pamjet: https://www.reuters.com/video/watch/idRW174822072025RP1/

Të fundit