Flash News

E-TJERA

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit, Meta shkon gjatë natës për inspektim: Plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit, Meta shkon gjatë natës për

Presidenti Ilir Meta ka shkuar gjatë natës te tuneli i Kalimashit për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri. Prej dy ditësh flakët sipër tunelit janë aktive, duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, por dhe duke rrezikuar tunelin dhe qytetarët.

Përmes një njoftimi, presidenca bëri me dije se Meta u nis drejt tunelit të Kalimashit në orën 01.30, ndërsa më pas pati një reagim në Facebook nga Kreu i Shtetit.

Ky i fundit bëri me dije se tuneli i Kalimashit ishte plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Gjithashtu shtoi se në orët e para të mëngjesit pritej një operacion me më shumë forca për të shuar zjarrin në malin e Rrunjës.

Meta falenderoi edhe Kosovën për ndihmën e dhënë në këto momente të vështira. Një ditë me parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani autorizoi dërgimin e trupave të FSK-së dhe pajisjeve në ndihmë të Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret.

Të fundit