Flash News

E-TJERA

Zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, policia: Ka marrë flakë fabrika e këpucëve

Zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, policia: Ka marrë

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë paraprake për mediat në lidhje me zjarrin që ka përfshirë një ndërtesë pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Blutë bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një fabrikë për prodhimin e këpucëve në fshatin Picar të Vorës.

 Forcat e zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit