Flash News

E-TJERA

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen në vatrën e zjarrit në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.

Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët, të cilat po rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar edhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat.

Të fundit