Flash News

E-TJERA

Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, ndërron jetë në spital punonjësi

Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spital një punonjës i fabrikës së tullave në Maminas, e cila u përfshi nga zjarri ditën e djeshme.

Punonjësit  B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë mbeti i plagosur gjatë shpërthimit të zjarrit, ndërsa policia njofton se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT ku po merrte mjekim.

Po ashtu, u arrestua në flagrancë B.Z., 67 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas për mosrespektimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.

 

 

 

Të fundit