Flash News

E-TJERA

Zjarri në fshatin Senicë, pëson djegie në trup shefi i komisariatit të Delvinës, asfiksohet shefi i krimeve

Zjarri në fshatin Senicë, pëson djegie në trup shefi i

Ka dalë jashtë kontrollit zjarri në fshatin Senicë në Delvinë.

Pas tentativës për neutralizimin e flakëvem, kanë pësuar dëmtime nga flakët 2 shefa komisariati të policisë së Delvinës, komisar Agim Troci.

Mësohet se ai ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Po ashtu, në spital ndodhet edhe shefi i krimeve në këtë Komisariat, Joni Lame pasi është asfiksuar nga tymi. 

Kujtojme se Ministria e Mbrojtjes dha urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

Ajo u bëri thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

 

 

Të fundit