Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon policia: Dyshohet se nisi nga një shkëndijë
Policia ka reaguar pas zjarrit që përfshiu fushën e mbetjeve në Elbasan.
Sipas policisë, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një shkëndije të krijuar nga përbërja e mbetjeve. Flakë janë neutralizuar dhe zjarri është vendosur nën kontroll nga zjarrfikëset.
“Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.