Flash News

E-TJERA

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, në hetim drejtues e punonjës bashkie

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, në hetim drejtues

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në lagjen "24 Maji" në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për pesë punonjës të Bashkisë, përfshirë Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe zyrtarë të Bordit të Kullimit.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për:

F. T., 31 vjeç, Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë Vlorë;
A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit;
L. D., 56 vjeç,
E. D., 27 vjeç,
D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi më 7 qershor 2025, rreth orës 12:18, kur si pasojë e temperaturave të larta ra zjarr në fushën e mbetjeve urbane në lagjen “24 Maji”. Punonjësit e sipërpërmendur dyshohet se nuk morën masa në kohë për shuarjen e flakëve, duke kontribuar kështu në përhapjen e zjarrit dhe ndotjen e mjedisit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të secilit prej të proceduarve.

Të fundit