Flash News

E-TJERA

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi pushton qytetin në kulmin e sezonit turistik

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi pushton qytetin

Në kulmin e sezonit turistik, Vlora po përballet me një ndotje mjedisore katastrofike.

Prej 48 orësh fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane vijon të digjet dhe tymi kancerogjen po mbulon qytetin. 

 Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndaj dhe tymi ka përfshirë të gjithë zonën përreth.

Aktualisht, po punohet me hedhjen e ujit dhe të inerteve, teksa forcat zjarrfikëse kanë vështirësi për ta vënë situatën nën kontroll.

Dyshimet janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm megjithatë nuk ka pasur asnjëherë një reagim konkret apo një hetim për këtë ngjarje.

 

               

Të fundit