Flash News

E-TJERA

Zjarri në gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv, mbërrijnë 40 ushtarë

Zjarri në gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv,
Foto nga vendngjarja


Zjarri në gadishullin e Karaburinit vijon të jetë aktiv prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve që u bënë gjatë natës, flakët nuk u vendosën dot nën kontroll.

Mëngjesin e sotëm në Karaburun kanë mbërritur dhe 40 ushtarë që të ndihmojnë zjarrfikësit për shuar zjarrin.

Ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore, për shkak se terreni i vështirë e bën të pamundur afrimin e mjeteve të zjarrfikësve për të shuar flakët. Situata është më tepër problematike në zonën mbi kishën e Marmiroit.

Të fundit