Flash News

E-TJERA

Zjarri në Kalasë, Ministria e Mbrojtjes: Situatë serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era

Zjarri në Kalasë, Ministria e Mbrojtjes: Situatë serioze për

Ministrisë së Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në Kalasë, Delvinë.           

Sipas MB situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.  

Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.

Të fundit