Flash News

E-TJERA

Zjarri në Komisariatin e Kamzës, ish-drejtori i Policisë: Janë shkelur protokollet

Zjarri në Komisariatin e Kamzës, ish-drejtori i Policisë:

Ngjarja e 26 marsit, ku pas rënies së zjarrit në Komisariatin e Kamzës, humbi jetën Arben Mici, 28 vjeç, nxori në pah edhe problematikat që kanë sot ambientet e sigurisë në komisariatet e policisë ashtu sikurse edhe mungesën e trajnimit nga efektivët e policisë në raste të tilla.

I ftuar në studio, ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi, u shpreh se dhomat e sigurisë në komisariate kanë disa protokolle që duhen respektuar, ndërsa në rastin e tragjedisë, nuk janë respektuar.

“Kur personi është person me precedent të përsëritur për dhunë, ishte me vendim gjykate, ky person nuk duhet të shkonte, aty por në paraburgim, dhe nëse për 1 mijë arsye nuk mund të transportohej, ai në çdo moment duhet të ishte në vëzhgim të policisë.

Fati që përkonte me orar që janë të impenjuar shumë persona për të parë ndeshje, në rregullore thuhet se kur ka evente të ndryshme, personat e ndaluar e shfrytëzojnë këtë moment dhe sipas rregullores në këtë rast duhet rritur vëmendja. Aty i doli tymi, por kudo në Shqipëri shkelen masat”, deklaroi Prençi.

 

 

 

 

 

Të fundit