Flash News

E-TJERA

Zjarri në Komisariatin e Kamzës, lihen në burg dy efektivët e policisë

Zjarri në Komisariatin e Kamzës, lihen në burg dy efektivët

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”për dy policët e Komisariatit nr.5 të Kamzës, Hajredin Boja dhe Fatmir Isuf.

Vendimi i gjykatës vjen pasi mbrëmjen e së shtunës, komisariati nr.5 i Kamzës u përfshi nga flakët, ku për pasojë mbeti i vdekur 26-vjeçari Arben Miçi, i cili mbahej në një nga dhomat e komisariatit.

Të plagosur mbetën polici Hajredin Boja dhe një i ndaluar që ndodhej në komisariat Dilaver Idrizi.

“Vleftësimi si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit në hetim Hajredin Boja. Caktimi si masë sigurimi personal ndaj përsosnit nën hetim Hajredin Boja , atë të ‘Arrest në burg’.

Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Fatmir Isufi. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Fatmir Isuf atë të ‘Arrestit në burg’.

Ngarkohet Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi”, njofton gjykata.

Të fundit