Flash News

E-TJERA

Zjarri në kompleksin “Arlis”, Cara: Godina është djegur nga kati i parë te i fundit

Zjarri në kompleksin “Arlis”, Cara: Godina është

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kompleksin residencial “Arlis sh.p.k” në Tiranë, duke shkaktuar dëme masive në të gjithë fasadën verilindore të godinës, nga kati i parë deri në të fundit.

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Arben Cara, konfirmoi se flakët janë vënë nën kontroll, duke parandaluar me sukses përhapjen e tyre në ndërtesat e afërta. Megjithatë, ai theksoi se operacioni për shuarjen e plotë vazhdon.

“Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet tona për të lokalizuar flakët,” deklaroi Cara.

“Është ende herët të themi se zjarri është shuar plotësisht, pasi ekipet po punojnë intensivisht për të neutralizuar vatrat brenda apartamenteve.”

Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë përfshirë mbi 50 zjarrfikës nga Tirana, Vora dhe Kamza, si dhe forca të ushtrisë. Alarmi për zjarrin u dha rreth orës 16:52, duke shkaktuar një mobilizim të gjerë të strukturave të emergjencës, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë që puna në terren vazhdon, ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e saktë të apartamenteve të dëmtuara. Vlerësimi i plotë i dëmeve pritet të bëhet pas shuarjes përfundimtare të zjarrit.

Të fundit