Flash News

E-TJERA

Zjarri në Ksamil, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se dogji një sipërfaqe toke

Zjarri në Ksamil, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se dogji një

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe ullishte në Ksamil e cila shkaktoi dëme të mëdha.

25-vjeçari E.Z  u vu në pranga për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Ndërkohë situata me zjarrin në Ksamil vijon prej ditësh të jetë shqetësuese, çka ka bërë që përhapja e flakëve me shpejtësi t'a bëjë më të vështirë neutralizimin e vatrave.

Të fundit