Flash News

E-TJERA

Zjarri në Ksamil jashtë kontrollit, flakët duken deri në Korfuz, media greke nxjerr pamjet

Zjarri në Ksamil jashtë kontrollit, flakët duken deri në

Situata me zjarret në vendin tonë mbetet shqetësuese. Zjarri që ka pushtuar fshatin e Ksamilit në Sarandë vijon të përhapet duke rrezikuar edhe banesat e qytetarëve.

Përmes një videoje të publikuar nga mediat greke, shihet qartazi se flakët e zjarrit në Ksamil shihen edhe ishulli i Korfuzit në shtetin fqinj. Flakët kanë shkrumbuar bimësinë, drurët frytorë dhe ullishtet.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit teksa situata ka dalë jashtë kontrollit. Në të gjithë vendin situata me zjarret e diktuar nga temperaturat e larta po vështirësohet. Në disa zona ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është thuajse e pamundur për shkak të terrenit.

 

 

Të fundit