Flash News

E-TJERA

Zjarri në lokalin e Noizy-t, arrestohet kushëriri i tij

Zjarri në lokalin e Noizy-t, arrestohet kushëriri i tij

Është vënë në pranga një 26-vjeçar, E. M., i cili ka shkaktuar zjarrin në lokalin e reperit Rigels Rajku (Noizy) këtë të enjte.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit 26-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës thikë.

Dyshohet se dhe zjarri i parë i shkaktuar më 11 qershor të këtij viti është shkaktuar po nga 26-vjeçari, i cili u kap në flagrancë.

Njoftimi:

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit