Flash News

E-TJERA

Zjarri në magazinë te “Casa Italia”, gjendet pas tri ditësh trupi i pajetë i Arjan Salës

Zjarri në magazinë te “Casa Italia”, gjendet pas tri

Pas më shumë se 60 orësh kërkime nga forcat zjarrfikëse, forca vullnetar shpëtimi, gjendet i pajetë trupi i Arjan Salës, punonjësit të shërbimit të sigurisë së magazinës që u përfshi nga flakët tek “Casa Italia” në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga policia.

"Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private,’ thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë 32-vjeçarit është gjendur rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm dhe është dërguar në morgun e Tiranës. Mësohet se trupi i tij kishte pësuar djegie në në pjesë të ndryshme, është identifikuar si Arjan Sala nga xhaxhai i tij.

Po ashtu, behet me dije se 32-vjeçari kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës. Trupi i tij u gjet pranë një dere të kyçur, teksa në tentativë për të hapur derën, është asfiksuar dhe ka mbetur brenda ndërsa magazina digjej.

Hyri në magazinë tri ditë më parë të shpëtonte punonjësit nga zjarri, u gjet pranë një dere të kyçur

Sipas familjarëve dhe punonjësve, Arjani ishte i pari që vrapoi për të nxjerrë jashtë punonjësit e magazinës dhe u përpoq më pas për të shuar flakët që sa vinin edhe shtoheshin, por fatkeqësisht humbi jetën vetë. Ai ishte i martuar dhe kishte një fëmijë të vogël. 

 

 

 

 

 

 

Të fundit