Flash News

E-TJERA

Zjarri në Majën e Runës, Mbrojtja Civile: Vatra është nën kontroll, e domosdoshme ndërhyrja me helikopter edhe nesër

Zjarri në Majën e Runës, Mbrojtja Civile: Vatra është
Foto Ilustruese

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë detaje lidhur me operacionin për shuarjen e zjarrit në njësinë administrative Malzi.

Sipas njoftimit të Mbrojtjes Civile, forcat zjarrfikëse kanë mundur të vendosin nën kontroll vatrën e zjarrit duke ulur intensitetin e flakëve.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga toka është e pamundur, ndaj është operuar vetëm me helikopter. Të paktën sot janë bërë 6 hedhje me ujë, ndërsa Prefektura e Kukësit ka kërkuar që të vijojë operacioni nga ajri edhe nesër.

Njoftimi i plotë:

Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës ( Laku i mollave dhe Laku  i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është :

Me gjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikëse të bashkisë Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës  për mbajtjen nën kontroll të saj. Si rezultat i ndërhyrjes me Helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ulur intensitetin zjarrit.

Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë me forca tokësore, prandaj është e domosdoshme  dhe një ndërhyrjes tjetër nga ajri.

Helikopteri sot bëri 6 hedhje me ujë. Nga Prefektura Kukës është bërë kërkesë për ndërhyrje përsëri nga ajri për nesër.

 

Të fundit