Flash News

E-TJERA

Zjarri në malin e Gjallicës vijon të jetë aktiv, digjen 10 ha me pisha

Zjarri në malin e Gjallicës vijon të jetë aktiv, digjen 10

Zjarri në malin e Gjallicës në Kukës vijon të jetë aktiv prej disa ditësh.

Pavarësisht përpjekjeve për të shuar flakët me mjete rrethanore të punonjësve dhe banorëve të fshatit Shtiqën flakët nuk janë vënë në kontroll.

Aktualisht, zjarri ka përfshirë zonën e lartë me pisha halore të Gjallicës, duke dëmtuar një ndër pjesët më të bukura të saj. Deri tani janë shkrumbuar rreth 10 ha me pisha dhe bimësi të tjera.  

Terreni i thepisur dhe lartësia e madhe, prej 2100 metra, është e pa mundur ndërhyrja e automjeteve.

E vetmja mundësi ishte ndërhyrja nga ajri, por një ndihmë e tillë nuk u pa, e tashmë shpresa e vetme janë reshjet e shiut për të shuar zjarrin.

 

 

Të fundit