Flash News

E-TJERA

Zjarri në malin e Moravës, zjarrfikëset dhe banorët vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e Moravës, zjarrfikëset dhe banorët

Vatra e zjarrit në malin e Moravës ka vazhduar të jetë aktive edhe ditën e sotme. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre, barishte, dhe bimësi të shkurtër, përfshirë edhe një pjesë me lajthi.

Forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët janë angazhuar intensivisht për të izoluar flakët. Pjesëmarrës në shuarjen e zjarrit janë 8 efektivë zjarrfikës, 30 punonjës të shërbimeve publike, 10 nga drejtoritë e pyjores dhe 30 banorë të zonës.

Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur çdo rrezik për zonat e banuara.

Të fundit