Flash News

E-TJERA

Zjarr në një banesë në Maliq, humb jetën nga asfiksia nëna dhe djali i mitur, 6-vjeçari transportohet në spital

Zjarr në një banesë në Maliq, humb jetën nga asfiksia

Një banesë është përfshirë nga flakët, në Maliq.

Mësohet se nëna ka ndërruar jetë nga asfiksia e bashkë me të edhe djali i mitur 14 vjeç.

Ndërsa 6-vjeçari është transportuar me urgjencë nga ambulancat drejt spitalit të Korçës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

"Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në banesë", njofton policia.

Të fundit