Flash News

E-TJERA

Zjarri në qendrën tregtare, Meta thirrje strukturave: Kryeni detyrën, nëse s'keni kapacitete kërkoni ndihmë

Zjarri në qendrën tregtare, Meta thirrje strukturave: Kryeni
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen, ku zjarri përfshiu magazinën e qendrës tregtare dhe prej pasdites së të mërkurës ende nuk është gjetur personi që ka mbetur i bllokuar. Edhe Meta evidenton se përveç shefit të sigurisë Arjan Sala, 33-vjeç, dyshohet se ka dhe një person tjetër të bllokuar.

Kreu i Shtetit e konsideron këtë një tragjedi dhe alarm për institucionet shtetërore. Ai u bën thirrje drejtuesve të ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të kryejnë me përgjegjshmëri detyrën e tyre dhe të lënë mënjanë aktivitetet politike.

Ai thotë se nëse stukturat përgjegjëse nuk i kanë kapacitetet për ta menaxhuar këtë situatë, t'u kërkohet ndihmë vendeve partnere.

"U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t'i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze", shkruan Presidenti në Facebook.

Të fundit