Flash News

E-TJERA

Zjarri në Sazan, ish-drejtori i Emergjencave: Po kthehet në një tokë të djegur për ta gazuar oligarkët

Zjarri në Sazan, ish-drejtori i Emergjencave: Po kthehet në një

Ish-drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi ngre dyshime se zjarri në Sazan është i qëllimshëm.

I ftuar në Syri.tv, Premçi ka theksuar se zjarri në Sazan është i kontrollueshëm dhe shton se ishulli po kthehet në një tokë të djegur për ta gazuar oligarkët.

Sazani ka disa lloje objektesh ushtarake. Para viteve ’90 Sazani ka patur mbi 12 reparte ushtarake.

Kam patur fatin të kem bërë praktikën kur kam mbaruar shkollën dhe e njoh me detaje. Është fatkeqësi që ne ta humbim Sazanin dhe ta kthejmë në një tokë të djegur. Ne nuk jemi të zotë ta kthejmë në një zonë të frekuentuar nga turistët nga e gjithë bota por e kthejmë në një tokë të djegur për ta gazuar nesër oligarkët.

Sazani është i kontrolluar, po qe se do Niko Peleshi dhe ushtria për ta bërë zap sepse për shkak të sipërfaqes së tij të vogël dhe përderisa është i kontrolluar atje jo çdo kund mund të ndalojnë mjetet për turistët”, u shpreh Premçi.

 

Të fundit