Flash News

E-TJERA

Përshkallëzohet zjarri në Shkopet, flakët rrezikojnë hidrocentalin dhe banesat

Përshkallëzohet zjarri në Shkopet, flakët rrezikojnë

Një zjarr masiv ka përfshirë luginën e Shkopetit, duke djegur disa hektarë pyje me pishë të zezë dhe duke përhapur panik mes banorëve.

Flakët janë aktivizuar që pasditen e së shtunës dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë së dielës, pa u neutralizuar.

Në orët e mbrëmjes, flakët u përhapën sërish, duke kaluar në anën tjetër të malit, mbi digën e hidrocentralit të Shkopetit dhe në afërsi të disa banesave, duke rrezikuar jo vetëm natyrën, por edhe jetën e banorëve.

Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll.

Të fundit