Flash News

E-TJERA

Zjarri në vendgrumbullimin e skrapit në Elbasan, vatra mbetet aktive edhe pas 20 orësh

Zjarri në vendgrumbullimin e skrapit në Elbasan, vatra mbetet aktive

Nga paraditja e djeshme, në ambientet e një kompanie për grumbullimin e skrapit shpërtheu një zjarr që shkaktoi tym toksik në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Edhe pas 20 orësh vatra vijon të mbetet aktive. Mes materialeve që po digjen janë bateri makinash, vajra dhe materiale të tjera që çlirojnë toksina në ambient.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites. Fillimisht u raportua se zjarri nisi pas fërkimit të materialeve. Gjatë kohës së zjarrit kanë ndodhur edhe shpërthime që sipas specialistëve janë bombula gazi të amortizuara. 

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet, ndërsa zjarri është parë nga afër nga drejtori i emergjencave civile Haki Çako.

Të fundit