Flash News

E-TJERA

Zjarri përfshin Karaburunin, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë

Zjarri përfshin Karaburunin, flakët rrezikojnë Parkun

Gadishulli i Karaburunit është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri. Flakët po përhapen me shpejtësi duke u ngjitur në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum.

Sipas burimeve, terreni është mjaft i rrezikshëm duke e bërë më të vështirë arritjen e forcave zjarrfikëse. Stuata është problematike dhe nëse vijon përhapja e flakëve në ritme të shpejta, rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.

Situata me zjarret në vendin tonë është alarmante, pasi një pjesë e madhe e pyjeve vijojn ëtë digjen prej ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të forçave zjarrfikëse terreni i vështirë dhe era e bën të pamundur neutralizimin e vatrave.

 

Të fundit