Flash News

E-TJERA

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Llogarasë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Llogarasë

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Vatra e zjarrit raportohet se ka shpërthyer mbi fushën e sportit, duke vënë në rrezik zonën e mbrojtur me pyje pishe dhe bimësi karakteristike.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa dëmet në sipërfaqe pyjore nuk dihen ende.

Banorë të zonës, kryesisht pronarë restorantesh dhe punonjës të tyre, janë mobilizuar menjëherë për të përballuar situatën me mjete rrethanore deri në ndërhyrjen e zjarrfikësve.

 

Të fundit