Flash News

E-TJERA

Zjarri përfshin ullishtet në Panaja, flakët përhapen me shpejtësi përgjatë autostradës Vlorë–Fier

Zjarri përfshin ullishtet në Panaja, flakët përhapen me

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet në zonën e Panajasë, përgjatë autostradës Vlorë–Fier, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë.

Sipas raportimeve nga terreni, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. Terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse, duke e bërë më të ndërlikuar izolimin e vatrave të zjarrit.

Mungesa e rrugëve automobilistike në zonë ka detyruar efektivët të punojnë në kushte të vështira, duke përdorur mjete rrethanore dhe duke zgjatur linjat e ujit për të depërtuar në zonat e prekura.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa situata mbetet problematike.

Të fundit