Flash News

E-TJERA

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, gjykata liron 4 të arrestuarit

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, gjykata liron 4 të

Gjykata e Tiranës ka liruar 4 të arrestuarit për zjarrin që shkrumboi pallatin në kompleksin “Arlis” disa ditë më parë.

Ndaj Enver Ademit, inxhinieri i kompanisë Arlis, Altin Furtunas, kontraktori që ka bërë fasadën, Agron Carës, administrator i pallatit dhe menaxheres së marketit, u janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, policia ka dyshime se zjarri që përfshiu pallatin është ndezur nga pakujdesia. Dy të mitur mendohet se i kanë vënë zjarrin disa kartonëve të lënë poshtë pallatit nga një market.

Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”.

Të fundit