Flash News

E-TJERA

Zjarri shkrumboi tregun e ‘5 Majit’, flasin tregtarët: 200 milionë lekë dëm, nuk na i siguronin bizneset

Zjarri shkrumboi tregun e ‘5 Majit’, flasin tregtarët: 200

Dëme të shumta materiale ka lënë pas zjarri që shkrumboi dy kapanonet e tregut të rrobave te ‘5 Maji’.

Tregtarët e dëmtuar shprehen të indinjuar se autoritetet nuk kanë reaguar në kohë. Njëra prej tyre hodhi akuza se në momentin e mbërritjes në vendnngjarje, zjarrfikësja nuk ka pasur ujë dhe se vetëm njëri kapanon ishte në flakë.

“Unë jam një nga tregtarët që jam dëmtuar më shumë. Kisha thuajse gjysme kapanoni. Dy kapanontet e tjera mund të ishin shpëtuar. Zjarrfikëset jashtë standardeve. Policia bënte sehir”, u shpreh ajo.

Një tjetër deklaroi se zjarri i kishte shkaktuar gati 200 milionë lekë dëm duke i lënë në qiell të hapur, Tregtari u shpreh se qeveria nuk jua kishte siguruar bizneset që kishin në zotërim.

“Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Vlera e mallit sa të duash mbi 200 milionë lekë, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape, geta, streçe. Vajza ime kishte dy dyqane. jemi në qiell të hapur. Asnjëherë nuk na kanë kërkuar të iknim. Nuk i kemi pasur të siguruara bizneset, nuk na i siguronin. Kemi shkuar tek sigurimet dhe me këtë lloj ndërtimi nuk e merrnin përsipër. Unë paguaja 517 mijë lekë, vajza më shumë se 1 mln lekë. Ka plas zjarri tek panelet, nuk është për fajin tonë. E gjithë jeta jonë ishte këtu. Nuk kam ku të shkoj”, deklaroi tregtari.

 

Të fundit