Flash News

E-TJERA

Zjarri te “Arlis”, 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura, Alimehmeti: Duhet plan B nëse s’ka rehabilitim

Zjarri te “Arlis”, 40 mijë lekë bonus qiraje për

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar dhënien e bonusit të qirasë për 30 familjet e prekura nga zjarri që shkrumboi pallatin në kompleksin “Arlis”.

Mbledhja është shoqëruar me debate dhe përplasje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, të cilët kanë kërkuar më shumë transparencë mbi shkaqet e ngjarjes dhe menaxhimin e pasojave të saj.

Në mbledhje, këshilltari i PD-së Ilir Alimehmeti, kërkoi që të përcaktoheshin shkaqet e zjarrit dhe të trajtohej gjithashtu çështja e fasadave të pallateve në kryeqytet, pas incidentit në kompleksin “Arlis”.

Duke folur për bonusin prej 40 mijë lekësh të qirasë për familjet e prekura, Alimehmeti u shpreh se ndihma nuk duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, por duhet të bazohet në një vlerësim të detajuar të situatës së çdo familjeje.

“Duke qenë se ky rast u bë tejet mediatik, kuptuam sesi me një flakë tejet të vogël mund të digjet një pallat. Copy Cat ekziston si fenomen dhe për këtë duhet një veprim i shpejtë. Prisja që të mblidhej Komisioni për emergjencat civile. Nuk di çfarë vendimi po votojmë, me afat apo pa afat.

Nevojitet një plan. Nëse rikonstruksioni nuk realizohet nga përgjegjësi, a ka bashkia një skenar tjetër? Po nëse ai falimenton? Dhe së dyti, është vendosur një shifër 40 mijë lekë për të gjithë, por nuk është bërë një listë e qartë e banorëve, e gjendjes së tyre familjare, moshës apo nevojave të veçanta. Nuk mund t’i trajtojmë të gjithë njësoj, sepse nuk kanë të njëjtat halle”, deklaroi Alimehmeti.

Të fundit